Vllaznia u mund në Laç 3-0 të dielën, por shkodranët edhe ndeshjen me Bylisin mund ta luajnë sërish jashtë Shkodrës. Duke qenë se pak ditë më parë ka nisur procesi i ripërtëritjes së tapetit që ka pasur ngarkesë muajt e fundit, në Shkodër menduan që të bënin mbjelljen e barit.

Normalisht, që fusha të jetë gati duhet të paktën 30 ditë, pasi 21 ditë është procesi i mbjelljes, kjo në varësi edhe të motit. Sipas “visport.al”, dri më tani ka tri alternativa për zhvillimin e ndeshjes me Bylisin.

Stadiumi “Ismail Xhemali” i qytetit të Pukës, apo edhe ai i Lezhës dhe Laçit, megjithate nuk perjashtohet edhe ndonje variant tjeter por kjo gje do te vendoset ne ditet ne vijim.

Gjithsesi, nesër pritet që të merret një vendim dhe të dale zyrtarisht dhe stadiumi se ku do të zhvillohet sfida e ditës së shtunës, Vllaznia-Bylis.