Barcelona thuhet se është e interesuar të shkëmbejë mesfushorin e Interit, Stefano Sensi, me objektivin e zikaltërve, Ivan Rakitic.
24-vjeçari u bashkua me Interin nga Sassuolo gjatë verës, si huazim me të drejtë blerje për 25 milionë euro.
Ai e ka gjetur shpejt formën nën urdhrat e Antonio Contes, duke u vendosur si krijues i thellë në mesfushën e Interit.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, pasi Barça tashmë ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit.
Katalanasit po kërkojnë të depërtojnë me një ofertë për të shkëmbyer Rakitic me të.
Sensi ka shënuar tre gola në shtatë ndeshje të Serie A dhe ka siguruar katër asiste këtë sezon, megjithëse ai ka patur dëmtime javët e fundit.