Ndeshja miqesore me Buduçnostin qe do te startoje ne oren 20.00 ne stadiumin “Gradski” te Podgorices, pritet me interes tek shkodranet. Kjo sepse eshte prova e pare per ta ne miqesoret e pragsezonit.

Por nderkohe tashme trajneri Brdariç ka planifikuar gjithçka sa i takon kesaj ndeshje dhe ka bere gati edhe formacionin qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare ne kete ndeshje.

Vllaznia do te luaje me skemen 4-2-3-1 ne kete perballje ndaj kampioneve te Malit te Zi. Ne porte do te jete si zakonisht Zogoviç, ndersa katershja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta, Adili, Imami dhe malazezi Bulatoviç ne te majte.

Perpara tyre do te jete dyshja e mesfushes e perbere nga Krymi dhe Kaleziç, ndersa para tyre do te jene tre futbollistet me aftesi sulmuese dhe pikerisht A. Hoxhaj, Kalaja dhe Kruja ndersa ne maje te sulmit do te jete Dilaver.

Ne pjesen e dyte te ndeshje nderkohe do te aktivizohen edhe lojtaret e tjere ku me vemendje pritet debutimi i brazilianeve Oliveira e Gustavo si dhe i maqedonasit Djurdjevic./SHKODRA-SPORT.COM/