Kategoria Superiore do rikthehet në 15 janar 2022. Pas disa javësh pushim, Shqipëria e futbollit do luajë javën e 16 në dy ditë dhe orare të ndryshme. Gjithçka do nisë në shtunë në 13:45 në Korçë, aty ku Skënderbeu pret Laçin.
Po të shtunë, në 16:45 Kukësi dhe Dinamo do përballen në “Elbasan Arena”. Në “Air Albania”, Tirana dhe Vllaznia do përballen në “klasike” duke nisur nga 19:45. Të diel në 16 janar 2022 luhen dy ndeshjet e radhës. Egnatia pret Partizanin dhe Kastrioti luan me Teutën në Kamëz.
Kalendari:
E shtunë, 15 janar 2022
13:45 Skënderbeu – Laçi
16:45 Kukësi – Dinamo
19:45 Tirana – Vllaznia
E diel, 16 janar 2022
13:45 Egnatia – Partizani
13:45 Kastrioti – Teuta