Vllaznia U13 eshte rikthyer sot tek fitorja ne kampionat duke fituar ne transferte ndaj ekipit Akademia Shqiponja, me rezultatin 4-2.

Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene futbollisti Imran Fusha i cili ka shenuar tre gola ne kete takim duke ndihmuar ekipin e tij per te mberritur tek fitorja.

Ai ka shenuar fillimisht ne minuten e 12-te golin e pare dhe me pas ka dyfishuar shifrat ne minuten e 38-te. Ne pjesen e pare Ramadani do te shenonte edhe golin e trete dhe kesisoj ajo do te mbyllej me avantazhin 3-0 ne favor te Vllaznia U13.

Fillimi i pjeses se dyte ka qene krejt ndryshe teksa vendasit kane shenuar dy gola njeri pas tjetrit duke ngushtuar shifrat ne 3-2. Por vetem kaq.

Imran Fusha do te shenonte edhe golin e katert per ekipin shkodran dhe te tretin personal duke mbyllur kesisoj ndeshjen ne shifrat 4-2.

Me kete fitore Vllaznia U13 eshte ngjitur ne kuoten e 22 pikeve dhe tashme ndan vendin e trete dhe te katert me Partizanin. Ai eshte brenda objektivit per te shkuar ne play-off./SHKODRA-SPORT.COM/