Bashkimi Europian ka hartuar një plan për rifillimin e jetës sociale dhe ekonomike, duke vendosur edhe datat kur do të rihapen aktivitetet.

Ky plan mund të ndryshojë sipas situatës, por nëse situata vazhdon e njëjtë, përfundimi i të gjitha kufizimeve mund të ndodhë në 31 mars 2021.

Aktivitetet e para që do të hapen sipas BE do të jenë bibliotekat dhe qoskat, të cilat duhet të ishin hapur në 14 prill.
Më pas, në 18 prill do të hapen ndërmarrjet bujqësore dhe industriale.

Në datën 4 maj është planifikuar lëvizja e lirë e qytetarëve, por duke përdorur maska dhe duke ruajtur distancën, si dhe është vendosur hapja e dyqaneve të mëdha, por jo e qendrave tregtare.

Gjithashtu, në këtë datë do të hapen edhe Gjykatat dhe zyrat profesionale.
Baret dhe restorantet planifikohen të rifillojnë aktivitetin e tyre në 18 maj, së bashku me aktivitetin e hotelerisë.

Në 25 maj do të hapen parukeritë dhe berberanet, por do të punohet me maskë dhe vetëm një klient në dyqan.
Kampionatet e futbollit është parashikuar të rifillojnë në 31 maj, pa tifozë.

Qendrat sportive për sportet individualë do të hapen në 8 qershor.
Shkollat e mesme do të hapen në shtator, por mësimi do të bëhet me turne dhe do të vazhdojë edhe mësimi online.

Ende nuk është vendosur për shkollat fillore dhe për çerdhet.
Në dhjetor është parashikuar të rifillojnë aktivitetin teatrot dhe kinematë, ndërsa do të duhet marsi i 2021 për të frekuentuar diskot edhe stadiumet.

31 marsi i vitit 2021 do të jetë dita kur do të rihapen kufijtë dhe do të përfundojnë të gjitha kufizimet.
Ky është plani i BE për rihapjen e aktiviteteve, nëse gjithçka shkon siç mendohet.

Plani i Bashkimit Europian:

14 prill: Bibliotekat dhe qoskat

18 prill: Ndërmarrjet bujqësore dhe industriale

4 maj: Lëvizja e lirë me maskë dhe në distancë, hapja e dyqaneve të mëdha por jo e qendrave tregtare

4 maj: Gjykatat dhe zyrat profesionale rifillojnë aktivitetin

18 maj: Hapen baret, restorantet dhe hotelet

25 maj: Rifillojnë aktivitetin parukeritë, berberanët, vetëm me 1 klient, punohet me maskë

31 maj: Rifillojnë kampionatet e futbollit

8 qershor: Qendra sportive për sporte individuale rifillojnë aktivitetin

Shtator: Hapen shkollat e mesme, mësimi bëhet me turne dhe në internet

Nuk ka akoma vendim për çerdhet dhe shkollat fillore

Dhjetor: Hapen kinematë dhe teatrot

Mars 2021: Diskot dhe stadiumet rifillojnë aktivitetet

31 mars 2021: Rihapja e kufijve, përfundimi i të gjitha kufizimeve/newsport/