Janë zbuluar datat për sezonin e ardhshëm të Serisë A. Edicioni 2021-2022, do të fillojë më 22 gushtin e 2021 dhe do të mbyllet më 22 maj 2022.

Gjithashtu pushimi i Krishtlindjeve do të jetë nga 23 dhjetori deri më 6 janar.

Sezoni i ardhshëm në Serinë A pritet te jetë akoma më i luftuar se këtë sezon, pasi skuadrave pretendente pritet t’i shtohet edhe Roma, me verdhekuqtë që do të drejtohen nga një emër i madh si Murinjo.

Interi vjen si kampion ne fuqi, ku ka thyer hegjemoninë e Juventusit, që zgjaste prej 9 sezonesh radhazi.