Vllaznia ka nisur të mendojë për afrimet në merkato dhe rinovimet. Tashmë, do të jetë rradha e një titullari, që pritet të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Kështu në ditët në vazhdim, klubi shkodran do të zyrtarizojë rinovimin me Fjoart Jonuzin, me mesfushorin që do të qëndrojë në skuadër edhe sezonin tjetër, teksa kuksiani ka bërë dy sezone të shkëlqyera me Vllazninë.

Në fakt, ashtu siç “Shkodra Sport” e paralajmëroi, ka pasur një takim mes presidentit Alban Xhaferi dhe Fjoart Jonuzin, të cilën kanë rënë dakord që mesfushori të qëndrojë sërish te Vllaznia.

Drejtuesit e klubit, me në krye presidentin Xhaferi dhe trajnerin Josa, janë të bindur te aftësitë e futbollistit dhe shumë shpejt në ditët në vijim, do të zyrtarizohet edhe rinovimi i mesfushorit të Vllaznisë, Fjoart Jonuzi.
Maringlen ZHIVANI