Pas paraqitjes shume te suksesshme te atleteve te Vllaznise ne garat e djeshme te vlefshme per Kampionatin Europian te Shteteve te Vogla ku moren nje medalje ari dhe dy bronzi, sot eshte rradha e atleteve te rinj shkodrane per te treguar vlerat e tyre ne nje tjeter aktivitet nderkombetar.

Sot pasdite në Tivar të Malit të Zi, do të zhvillohet Kampionati Ballkanik për 18 vjeçarët dhe pjesë e stafit të ekipit tonë kombëtar do të jetë edhe trajneri i Vllaznisë Albert Marashi.

Ai do të shoqërojë në këtë aktivitet 3 atletë shkodranë dhe pikërisht Genald Selhanej që do të konkurrojë në garën e 110 metrave me pengesa, Rigers Haxhiaj që do të konkurrojë në 200 metra dhe Erdi Duka që do të konkurrojë në garën e kërcimit së gjati. Edhe këto sportistë kanë pretendimet e tyre dhe pritet të na dhurojnë rezultatet të mira.

Atletika në Shkodër vazhdon të jetë një nga sportet eltare dhe ajo dominon jo vetëm në Shqipëri, por herëpashere dhuron rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare dhe kështu pritet të ndodhë edhe në garat e sotme, në aktvitetin e rendesishem ku do marrin pjese./SHKODRA-SPORT.COM/