Sulmuesi brazilian, Kaina do të rikthehet te Vllaznia për ndeshjet e Conference League dhe po ashtu edhe për sezonin 2022-2023. Drejtuesit shkodranë kanë bërë çmos për ta bindur sulmuesin që të qëndrojë për këtë sezon.

“Shkodra Sport” mëson nga burime të sigurta në klub se, së fundmi palët kanë pasur një takim. Megjithatë, fillimisht futbollisti ka pasur pakënaqësitë e tij me drejtuesit e Vllaznisë, teksa është vendosur edhe në dyshim e ardhmja e tij me shkodranët, por në fund është arritur një akord mes palëve dhe Kaina do të jetë pjesë e Vllaznisë, duke nisur nga data 15 qershor.

Ai ne fakt kishte menduar te vazhdonte karrieren e tij ne Austri teksa ka qene ne bisedime me nje ekip te ketij vendi, por gjerat kane marre rrjedhe tjeter me pas dhe do te zbatoje kontraten me Vllaznine.

Braziliani, në 20 ndeshje me Kastriotin arriti të shënojë 7 gola, ndërsa edhe një tjetër e pat shënuar me Vllazninë në fillimin e sezonit, në atë fitore 3-5 të shkodranëve ndaj Laçit.
Maringlen ZHIVANI