Kategoria Superiore zhvillon sot në orën 16:45 dy ndeshjet e saj të tjera të javës së 12-të, Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Egnatia. “Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht dhe arbitrat e ndeshjeve që do të vendosin drejtësi në sfidat e sotme.
Në supersfidën Vllaznia-Partizani, e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, arbitër kryesor do të jetë Florjan Lata, i mbështetur nga asistentët Dojando Myftari dhe Ani Koçiaj.
Arbitër i katërt pritet të jetë Klodian Shahini. Në VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj dhe në AVAR, Nertil Bregasi. Siç shikohet ne VAR kete here nuk do jete Kridens Meta, nje arbiter qe shkodranet nuk e kane shume per zemer.
Në takimin që do të luhet në Korçë, Skënderbeu-Egnatia, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti, i mbështetur nga asistentët Ridiger Çokaj dhe Mario Shazivari.
Arbitër i katërt pritet të jetë Adrian Beqiraj. Në VAR do të jetë Kreshnik Cjapi ndërsa në AVAR, Arbër Zalla.
ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –
VLLAZNIA – PARTIZANI
Arbitër kryesor – Florjan Lata (Durrës)
Asistent i parë – Dojando Myftari (Tiranë)
Asistent i dytë – Ani Koçiaj (Tiranë)
Arbitër i katërt – Klodian Shahini (Durrës)
VAR – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)
AVAR – Nertil Bregasi (Tiranë)
SKËNDERBEU – EGNATIA
Arbitër kryesor – Eldorjan Hamiti (Lezhë)
Asistent i parë – Ridiger Çokaj (Lezhë)
Asistent i dytë – Mario Shazivari (Tiranë)
Arbitër i katërt – Adrian Beqiraj (Tiranë)
VAR – Kreshnik Cjapi (Fier)
AVAR – Arbër Zalla (Tiranë)