Juventusi i ri ka nisur të marrë formë dhe i është besuar agjentit me origjinë shqiptare, Fali Ramadani. Drejtori i kampionëve, Fabio Paratici dhe menaxheri kanë drekuar së bashku ditën e premte duke qëndruar më shumë se dy orë në prani të njëri-tjetrit.

Ramadani i ka shpalosur të gjitha kërkesat e Sarrit dhe puna ka nisur. I pari që pritet të largohet nga “Zonja e Vjetër” është Joao Cancelo. Ai nuk shihet si i përshtatshëm për skemat e trajneri italin.

Marrëveshja me Manchester City-n pritet të mbyllet shpejt për mbrojtësin e djathtë dhe të lirohet një vend dhe për Hysajn. Shqiptari është një nga të preferuarit e Sarrit.

Sarri ka kërkuar dhe një sulmues të fortë numër 9, pasi nuk është i bindur nëse Ronaldo do ta pranojë këtë pozicion. Portugezit i pëlqen më shumë të luajë në të majtë dhe të futet në qendër për të shënuar.

Icardi duket larg, prandaj Paratici do të punojë me një tjetër emër. Chiesa i Fiorentinës ishte alternativa tjetër që u shtrua në tavolinë, por operacioni ende nuk po shkon drejt konkretizimit./telesport/