Bekim Balaj është gati për aventurën e tij të re me Shturm Gracin në kampionatin austriak. Sulmuesi shkodran i Kombëtares shqiptare ka firmosur për 2 vite dhe ka një klauzolë si opsion rinovimi edhe për një vit tjetër me skuadrën që militon në Bundesligën e Austrisë. “PanoramaSport” mëson se nga kjo aventurë sulmuesi do të përfitojë 280 mijë euro në vit pa bonuse, pra në total 560 mijë euro.

Pas disa vitesh në kampionatin rus me Akhmat Grozni, Balaj e kishte njoftuar largimin dhe gjeti akordin me Shturm Gracin. Ditën e djeshme ai u prezantua në zyrat e skuadrës austriake dhe shprehu besimin se do të ketë një aventurë pozitive në Austri.

“Shturm Grac është një skuadër me traditë në Austri dhe ka tifozë të mrekullueshëm. Kjo është diçka që më pëlqen. E rëndësishme është që të integrohem sa më shpejt me pjesën tjetër të grupit dhe po pres me padurim seancën e parë. Jam i motivuar dhe i karikuar për të pasur një aventurë sa më pozitive me këtë skuadër.

Kam dëgjuar më shumë nga Salihi për këtë skuadër, i cili ka luajtur për shumë kohë në Austri, ai më ka dhënë informacionet bazë mbi kampionatin dhe Shturm Gracin, stadiumin, fansat, qytetin. Përshtypja e parë ishte pozitive, tani po prek gjithçka vete, do të shoh vetë gjithçka çdo ditë.

Uroj që të kem kujtime të bukura në këtë qytet dhe në këtë klub. Jam mësuar me trysninë e kërkesës së golave, është gjithmonë te sulmuesit ndaj duhet të punosh gjithmonë për të”, ishin fjalët e para të Balajt.

Zbu