Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZbulohet paga që Herald Marku do të përfitojë te Vllaznia

Zbulohet paga që Herald Marku do të përfitojë te Vllaznia

Herald Marku firmos më në fund me Vllazninë dhe këtë e bëri vetëm dy orë para nisjes së ekipit dje drejt Austrisë.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit me futbollistin Herald Marku. Mesfushori shkodran rikthehet në skuadrën tonë, duke firmosur një kontratë 1-vjeçare, me të drejtë zgjatjeje edhe për një vit tjetër.

KF Vllaznia i uron Heraldit një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu dhe të gjithë së bashku të përjetojmë të tjera emocione suksesesh. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde!”, citohej në njoftimin e klubit shkodran për afrimin e 26-vjeçarit.

Gazeta zbulon se Marku do të marrë 4 mijë euro në muaj nga kontrata që firmosi me Vllazninë. Për rikthimin e tij në Shkodër insistoi edhe trajneri Mirel Josa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments