Bernardo Silva beson se edhe këtë sezon, të paktën deri tani, është Lionel Messi që e meriton Topin e Artë por sipas tij, nëse Manchester City triumfon në Champions League, atëherë është radha e Erling Halaand.

Mesfushori portugez rrëfen më pas një bisedë interesante që ka pasur Ronaldo me shokët e skuadrës kur ata ishin grumbulluar në Kombëtaren e Portugalisë, duke theksuar se numri 7 beson verërisht që do të kishte merituar më shumë se 5 tofetë e fituar deri tani.

“Na ka thënë një herë në Kombëtare se mendonte që meritonte më shumë se 5 Topa të Artë. Atij i pëlqën të jetë përherë në majë, është shumë konkurrues dhe asnjëherë nuk është i kënaqur me atë që ka apo ka fituar”.