Dy ekipet e “Atletik Klub Shkodra”, ato te 14 dhe 15 vjeçareve kane marre dy fitore shume te rendesishme ne ndeshjet e sotme te vlefshme per kampionatet e kategorise se pare.

Atletik U15 ka fituar me rezultatin 2-1 ne ndeshjen e luajtur mesditen e sotme ne kompleksin sportiv “Zmijani”. Te dy golat ekipi shkodran i ka shenuar ne pjesen e pare, me autore Klinsman Kallajxhiun dhe Arkan Nikajn,. Ne pjesen e dyte Dinamo ka arritur te shenoje nje gol por qe nuk ka ndryshuar fatin e kesaj ndeshje.

Djemte e drejtuar nga trajneri Saimir Kaloshi kane marre nje fitore me vlere ndaj nje rivali direkt dhe pas javes se 25-te, Atletik Klub ndodhet ne vendin e shtate te renditjes me 35 pike. Nje pozicionim komod per te ne kete debutim te tij ne kampionatin e kategorise se pare ku marrin pjese 14 skuadra.


ATLETIK U15- DINAMO U15 2-1

Golat: Kallajxhiu ‘7, Nikaj ’33/ Quarti ’63

ATLETIK U15: Fusha, Ademi, Plori, Livalli, Dajani, Bushati, Abazi, Nikaj, Miftari, Kallajxhiu, Belisha. Trajner Saimir Kaloshi.

Nderkohe Atletik U14 ka arritur nje fitore me te lehte ndaj Dinamos, pikerisht ne shifrat 4-1. Armando Vuksani zhbllokoi shifrat ne minuten e 9-te, Ismailati barazoi ne minuten e 17-te per blute. Pak para fundit te pjeses se pare, Klodjan Ramollaj shenoi golin e dye per Atletik dhe kjo pjese do mbyllej ne shifrat 2-1 per te.

Ne te dyten do te shenoheshin edhe dy gola te tjere me autore serish Vuksanin dhe Ramollajn. Perfundimisht 4-1 per Atletik U14 eshte ngjitur ne kuoten e 29 pikeve dhe mban vendin e tete ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/

ATLETIK U14- DINAMO U14 4-1

Golat: Vuksani 2, Ramollaj 2/ Ismailati

ATLETIK U14: Lumçi, Syla, Hebovija, Bajri, Kastrati, Gjergji, Nuha, Luka, Kastrati, Vuksani, Bashaj. Trajner Eder Zmijani. U aktivizuan edhe Ramollaj e Qytetaj.