Kosova i shkoi shumë pranë ëndrrës historike të kualifikimit në Europian, teksa u eliminuan nga Maqedonia e Veriut, në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve me rezultatin 2-1.
Përveç fundit të një ëndrre të bukur, ky eliminim i kushtoi Kosovës edhe në aspektin financiar.
Një kualifikim i mundshëm në fazën e grupeve, do t’i sillte Kosovës 9.5 milionë euro, shumë kjo e ndarë nga UEFA për secilën kombëtare që ka siguruar kualifikimin.
Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi 750 mijë euro. Një shifër e konsiderueshme për një federatë si ajo e Kosovës.