Vllaznia e ka humbur edhe ndeshjen e dyte te Liges Ballkanike, ate ndaj Pejes ne takimin e luajtur ne qytetin me te njejtin emer te Kosoves. Kesisoj pas disfates ndaj Ibar tre jave me pare ne Shkoder, tashme ka ardhur edhe humbje tjeter duke treguar se ekipi shkodran do ta keet shume te veshtire te rivalizoje, qofte edhe per te fituar nje ndeshje te vetme.

Pejanet kane rezultuar shume te forte per shkodranet duke i mundur me rezultatin 78-67 ne nje ndeshje qe e kane komanduar nga fillimi e deri ne fund. Kuqeblute ndonese me shtate te huaj ne perberjen e tyre nuk ia dolen te rezistojne si duhet e te tentojne fitoren ne kete ndeshje.

Perioda e pare do mbyllej me fitoren e vendasve 23 – 16. Vllaznia mundohet te ngushtoje diferencen e pikeve ne perioden e dyte, por e mbyll me humbje pjesen e pare ne shifrat 48 – 35.

Ne perioden e trete kuqeblute nuk tregohen te sakte ne sulm dhe e humbasin edhe ate 63 – 48. Por, shkodranet “zgjodhen” ne te katerten dhe shenojne me shume pike se kundershtari 15 – 19, por ne fund eshte Peja ajo qe triumfon me shifrat 78 – 67.

Drejtuesit e Vllaznise e kane deklaruar edhe me perpara qe nuk kane objektiva ne kete kompeticion megjithate i duhet nje fitore dhe kete me siguri qe do ta tentojne ne takimet e ardhshme.