Me vonesë disi por drejtuesit e Vllaznisë duket se kanë programuar gjithçka sa i takon përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.

Për momentin ajo të zhvillohet për disa ditë në Shkodër e më pas do të spostohet jashtë vendit për të zhvilluar atje pjesën më të rëndësishme të përgatitjeve.

Trajneri Mirsad Jonuz ka bërë të ditur pasditen e sotme se stërvitja do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë.

Fakti që vetë ai vjen nga ky vend, me siguri që është një mundësi për të gjetur kushte të mira stërvitore por edhe kundërshtarë për miqësore.

Gjasat janë që Vllaznia të udhëtojë drejt shtetit fqinj në fillimin e muajit gusht dhe të qëndrojë atje për një periudhë dyjavore ku do të zhvillojë edhe 3-4 ndeshje miqësore para startit të kampionatit.

Në këtë mënyrë, tek ekipi shkodran gjërat kanë filluar të stabilizohen dhe të vijojnë në mënyrën e duhur për të bërë siç duhet përgatitjet për sezonin e ri.
© shkodrasport.com