Zdenek Zeman është një trajner i cili ka bërë emër në futbollin europian me stilin e tij të lojës ofensive, por edhe me deklaratat të cilat shpesh e kanë bërë armik në klube të ndryshme.

Trajneri çek, i cili i pat shpallur luftë Juventusit në vitet e tij në Serinë A duke e akuzuar hapur për përdorim dopingu, sot ka lëshuar një deklaratë që me siguri nuk do të pëlqehet shumë.

Në këtë rast, objektivi i tij ishte Atalanta, e cila sipas Zeman, në mënyrë të çuditshme vazhdon të paraqitet në nivele të larta kur në qytetin e saj, Bergamo, kanë ndodhur tragjedi të mëdha për shkak të COVID-19.

“Për momentin vazhdon të vrapojë përsëri Atalanta, çuditërisht, meqë vjen nga Bergamo ku ka pasur probleme më shumë se në çdo vend tjetër. Me atë që ndodhi në Bergamo, mendoja se nuk do të kishin shumë kohë për t’u përgatitur e punuar.

Sigurisht, pastaj nëse Malinovski shpik atë gol… Lacio dje i dha një dorë, e ndihmoi. Pas 0-2 mendova se mund të mbyllnin kampionatin edhe për faktn se Juventusi nuk është mirë. Megjithatë, futboli kështu është pa kripë, është si një gjellë e pazakontë, pa njerëzit nuk ka spektakël, nuk ka kënaqësi”, tha Zeman. /vipsport/