Europiani i 18 vjeçarëvë që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë po rezulton i suksesshëm për boksierët e kombëtares sonë. Kështu, vlonjati Rexhildo Zeneli ka arritur dy fitore dhe është kualifikuar në tetë më të mirët e peshës së tij ndërkohë që lezhjani Jurgen Uldedaj ka fituar një ndeshje dhe është pretendent për medalje. I vetmi që është larguar deri tani nga gara është shkodrani Erald Muhja që nuk ka mundur dot të kualifikohet për në turin e dytë.

Në lojë ende me pretendimet e tij është edhe vlonjati tjetër Krenar Zeneli. Megjithatë duhet të ndalemi tek suksesi i R. Zenelit dhe Uldedajt, dy medalistë të bronztë në fuqi. I pari në ndeshjen e parë ka mundur një boksier nga Çekia ndërsa mbrëmë në ndeshjen e dytë ka fituar me një boksier nga Irlanda duke kaluar kësisoj në tetë më të mirët e kontinentit. Atij i duhet edhe në ndeshje për të hyrë në zonën e medaljeve në peshën 56 kg ndërsa e njëjta gjë edhe për Uldedajn që ka fituar në turin e parë me një boksier nga Azerbajxhani dhe tani po pretendon edhe ai të futet në zonën e medaljeve.
© shkodrasport.com