Dukej se situata e vështirë te Bajern Mynih kishte kaluar me fitoren ndaj Borusia Dortmund dhe kthimin në kryesimin e Bundesligës, por në kampin bavarez janë kthyer përsëri edhe nervat e tensioni.

Shkak është bërë një përplasje verbale mes Robert Levandovskit dhe Kinglsei Koman, që ka degjeneruar në një kacafytje për të cilën është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës për t’i ndarë.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, në seancën e sotme stërvitore, sulmuesi polak i është drejtuar francezit me kritika për sjelljen në fushën e lojës. Fjala ka shtyrë fjalën e lojtarët kanë kaluar nga ofendimet në veprime, duke goditur me shpulla fytyrës njëri-tjetrin.

Ndërhyrja e menjëhershme e Zherom Boateng dhe Niklas Syle ka zgjidhur situatën për momentin, duke evituar më të keqen. Por dy lojtarët kaun vazhduar të fyejnë njëri-tjetrin ndaj trajneri Niko Kovaç është detyruar t’i dërgojë të dy para kohe në dhomat e zhveshjeve duke mbyllur stërvitjen për ta. Sigurisht, jo mënyra më e mirë për të përballuar pjesën e fundit të sezonit. /vipsport/