Për të është sezoni i parë me Vllazninë megjithatë është ambjentuar shpejt dhe gjërat i kanë shkuar përgjithësisht mirë. Pas aktivizimit me Flamurtarin, Luftëtarin dhe Flamurtarin e Prishtinës, Valto Zeqaj në verën e shkuar vendosi të vijë tek Vllaznia.

Fitoi menjëherë besimin e trajnerit Lika me të cilin kishte njohje që nga periudha kur të dy kishin punuar sëbashku në Gjirokastër dhe menjëherë është aktivizuar si titullar në qendër të mbrojtjes. Valto Zeqaj ka luajtur në 13 ndeshje me nga 90 minuta të plota, në total 1170 minuta, duke qenë një nga futbollistët më të aktivizuar tek Vllaznia në gjysmën e parë të kampionatit.

Ndërkohë përgatitjet për këtë vit duket se janë marrë me shumë dëshirë nga Zeqaj i cili ka postuar një foto në profilin e tij në facebook ku shkruan: Vit i ri, objektiva të njëjta!

Çka do të thotë se ai synon të luajë në të njëjtën mënyrë me Vllazninë dhe të mbajnë përsëri vendin e parë në renditje dhe ngjitjen në Superligë. Ende nuk mund të thuhet me saktësi nëse ai do të vazhdojë pastaj me këtë skuadër edhe në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar apo jo. Gjithsesi deri në qershor do të duhet edhe shumë kohë dhe Valto e ka mendjen tek ndeshja e rradhës dhe jo më larg.
© shkodrasport.com