Fitorja e djeshme ndaj Kastriotit ka dhuruar shume emocione sepse perpos faktit qe rikthen Vllaznine ne pretendimet per titull, eshte “hakmarre” edhe ndaj nje skuadre kundershtare e cila ishte sjelle jo ne menyre profesionale ndaj saj ne perballjet e meparshme.

Por ne fakt nuk ka qene e lehte per t’u arritur. Nese ne pjesen e pare kuqeblute i kane patur 2-3 mundesi, ne te dyten loja e tyre ra dhe ishte Kastrioti qe u shfaq rrezikshem por Zogoviç ishte ne forme.

U duk se ndeshja edhe mund te mbyllej ne barazim pa gola, por nderkohe zevendesimet e bera nga trajneri Brdariç kete here dhane efektin e vet. Ndoshta nder te paktat raste qe ata i japin rrjedhe tjeter lojes.

Sidomos me aktivizimin e Krujes, Dilaver dhe Nwavedji, loja mori tjeter rrjedhe. Futbollisti togolez sa here qe i jepet mundesia, i tregon vlerat e tij ne krahun e majte, nderkohe qe dyshja tjeter, ajo Kruaj- Dilaver ishte protagoniste tek goli i vetem i ndeshjes.

Topi i gjate i Markut nga mesfusha, ka gjetur fillimisht koken e Krujes qe ne forme asisti e ka kaluar tek Dilaver qe po me koke e ka çuar ne rrjete. Dhe ne fund te gjithe kane festuar bashke./SHKODRA-SPORT.COM/