Shume zhurme per zgjedhjet ne FSHF dhe akuza per nderhyrje ne politike, por gjithçka duket se u sheshua. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti sot në takim Presidentin e UEFA-së, Aleksander Ceferin.
Në bazë të asaj që Rama shkruan në Twitter, gjithçka ka shkuar siç duhet. Optimizmi për zgjedhje të besueshme dhe zhvillim të finales së Conference League në Air Albania, duket i madh.
“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF” – shkruan ai.
Ceferin, përveç se takoi numrin një të qeverisë dhe Presidentin e FSHF-së, Duka, vizitoi edhe zyrat e reja të FSHF-së dhe Air Albania Stadium.