Tashmë është zyrtare. Ndeshja e Kategorisë së Dytë Gramozi-Naftëtari është shtyrë për një ditë tjetër, për shkak të kushteve atmosferike në shtëpinë e ekipit pritës.

Ka qënë Shefi i Klubit të Gramozit, Ilir Qirjako që ka bërë një kërkesë në FSHF për luajten e takimit në një moment tjetër, çka është pranuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ekipi nuk stërvitet prej dy ditësh, pasi ngricat dhe temperaturat tejet të ulëta e bëjnë të pamundur zhvillimin e përgatitjeve. Shumë shpejt do bëhet publike edhe data kur do luhet 90 minutëshi.

Ne fakt, perpos kesaj ndeshje, ka patur edhe te tjera qe jane shtyre ditet e fundit si rrjedhoje e reshjeve te bores ne qytete te ndryshme te Shqiperise.