Eduart Prodani shpalli sot kandidaturën për kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Ish-zyrtari i FSHF-së është ndër emrat e njohur të sportit në Shqipëri, teksa vite më parë ka mbajtur edhe postin e drejtorit te Partizani.
Tanimë kur gara për kreun e FSHF-së po afron (shkurt 2022), Prodani me propozim të disa klubeve kërkon të jetë drejtues në Shoqatën e Futbollit të Tiranës, struktura Rajonale këto që janë krijuar nga FSHF për rritjen e futbollit të moshave.
Jo të gjithë e kanë pritur mirë këtë kandidim, ndërsa Prodani shihet si një zë kritik ndaj presidentit Armand Duka. Veç Dukës në garë do jetë edhe Dritan Shakohoxha, emër i njohur në fushën e gazetarisë sportive.
Në njoftimin e Prodanit, gazetari sportiv Xhevdet Zekaj ka ironizuar me këtë kandidim, me palët që kanë kaluar edhe në ofendime karshi njëri-tjetrit. “Ti gjykon të tjerët me sjelljen tënde, të kanë përdorur e bërë shalë biçiklete dhe mendon se të gjithë janë si ty. Edhe gjuha jote tregon sa i edukuar, dhe ditur je! Të rroftë erudicioni por kujdes mëndjen…. Unë ky kam qenë dhe kur kritikoja gabimet e FSHF-së ti më thoshje të njëjtën gjuhë, ti s’di gjë”, shkruan Zekaj në debatin me Prodanin.
Debati:
Zekaj: Suksese në humbjen e radhës… Gjeju anglezë shoqatave si ata të Elbasanit.
Prodani: Xhod. Ti vazhdon me perpjekje intensive te na mbushesh mendjen qe je nje gazetar sportiv shume i paditur nga sporti megjithese kete e dine shume mire te gjithe. Ketu psh tregon qarte se nuk e ke as idene se ç’eshte nje shoqate dhe se shoqatat nuk mund te shiten apo blihen. S’ke faj. Kush do te ta mesonte kete …
Zekaj: Eduard Prodani unë i paditur jam! Por kam një profesion të shenjtë. Madje kur e thua ti jam shumë i paditur, sepse ti ke shkëlqyer kudo ku ke qenë, natyrisht ku ta di unë çfarë janë shoqatat, kur kam krijuar shoqatën e parë në Vlorë dhe koncertin e parë të bamirësisë në 1991. Kam dy shoqata por jo për futbollin e gazetarinë, por për edukimin dhe formimin pedagigjik. Këto më bëjnë edhe më të paditur.
Ti gjykon të tjerët me sjelljen tënde, të kanë përdorur e bërë shalë biçiklete dhe mendon se të gjithë janë si ty. Edhe gjuha jote tregon sa i edukuar, dhe ditur je! Të rroftë erudicioni por kujdes mëndjen…. Unë ky kam qenë dhe kur kritikoja gabimet e fshf-së ti më thoshje të njëjtën gjuhë ti sdi gjë!