Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZgjidhja e Hafizit për dhunën në Superiore: Ka ndodhur edhe me policë,...

Zgjidhja e Hafizit për dhunën në Superiore: Ka ndodhur edhe me policë, tani t’u heqim pikët

Ish-trajneri i Shqipërisë, Astrit Hafizi, mendon se ka ardhur koha që rregulloret e kampionatit shqiptar të ndryshohen duke u vendosur masa më të ashpra ndëshkimore ndaj atyre që shkaktojnë dhunë në stadiume.

Sipas tij, nuk është çështja e pranisë apo mospranisë së policisë që sjell këtë situatë, por duhen marrë masa më drastike.

“Dhuna nuk është vetëm problemi i policisë apo jo. Kanë ndodhur ngjarje të rënda edhe me policinë në stadiume, kujtoni Skënderbeu-Partizani më parë, apo derbi, apo skandali i Vllaznia-Tirana, të gjitha me policë në stadiume”, tha Hafizi për “SuperSport”.

“Duhen shikuar rregulloret, nuk vënë dorë që të përmirësohen. Ne e duam tifozerinë në stadiume se të ngroh në çdo moment, por nuk zënë mend.

Unë do t’i hiqja tre pikë dhe ndeshjen e fiton skuadra kundërshtare në rastin e Skënderbeut, se nuk je në gjendje të organizosh ndeshje.

Ndodh në Tiranë, edhe një herë e bën këtë, hiqi pikët. Këtu tifozët zbresin në fushë, përplasen, kthehen prapë në tribuna, nuk u ndodh asgjë, hedhin karrige e gurë.

Duhen marrë masa aty ku i djeg më tepër, kur sheh që skuadra humb ndeshje, zbret nga klasifikimi. Aty do ta shihni se si do ta reagojnë tifozët”, deklaroi Hafizi. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments