Kane kaluar 60 minuta ketu ne “Loro Boriçi” dhe ende nuk ka gol ne perballjen ne mes Vllaznise dhe Laçit, ndonese pjesa e dyte duket se ka nisur me mire per vendasit.

Ndeshja nisi me nje loje te forte teksa te dy ekipet kerkojne t’i imponohen njera- tjetres megjithate ka pak raste shenimi.
Ne minuten e 22-te Greca gjuan fort me te majte nga nje pozicion diagonal duke rrezikuar seriozisht porten e Sherrit megjithate topi perfundon jashte.

Edhe Vllaznia mundohet te krijoje raste megjithate nuk eshte shume e qarte ne zonen kundershtare, edhe per faktin se Laçi mbrohet shume mire dhe mundohet t’i mbaje sa me larg sulmuesit vendas.

Ne minuten e 39-te Nwabueze ka nje mundesi te mire per te rrezikuar por gjuan keq duke shperdoruar nje mundesi te mire shenimi ne porten shkodrane. Edhe ne ndonje moment tjeter miqte mundohen te shfrytezojne kundersulmin e shpejte por ne kete pjese nuk ia kane dale. Pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur ne barazim 0-0.

E dyta nis pa asnje zevendesim megjithate ende pa kaluar 10 minuta trajneri Jonuz largon nga fusha Hristov per Zogajn. Ne minuten e 57-te Lika vepron bukur nga e djathte, kroson ne zone dhe Shtubina e godet topin me koke por pret Stazhilla.

Nje minute me pas, pas nje goditje denimi, Malota ka nje mundesi te mire ta godase topin me koke por nuk arrin ta shtyje drejt portes se Laçit.

Ne minuten e 61-te ka nje rrezikshem te Vllaznise dhe topi preket me dore nga nje mbrojtes i Laçit dhe ndersa shkodranet pretendojne per nje 11-metersh, arbitri Meta nuk eshte i ketij mendimi. Nje moment qe shkakton edhe irritim te tifozeve ne shkallet e stadiumit.

VLLAZNIA- LAÇI 0-0

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Adili, Malota, Marku, Gurishta, Krymi, Hygor, Lika, Shtubina, Hristov (Zogaj 54′).
Trajner: Mirsad Jonuz

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Greca, Nuabueze.
Trajner: Armando Cungu