Maruan Felaini nuk e harron origjinën dhe klubin e parë ku luajti si profesionist në fillimet e karrierës.

Dhe kështu mesfushori belg ka vendosur që t’i vijë në ndihmë Standardit të Liezhit në këto kohë të vështira prej Koronavirusit dhe në rrezik rrëzimi nga kategoria për motive financiare.

Ish-ylli i Junajtidit, i cili aktualisht luan në Kinë te Shendong Luneng, vendosi t’i japë hua 3 milionë euro për të shpëtuar klubin belg, ku luajti gjatë 2004-2008-ës.

Standardi premtoi se do t’ia kthejë këtë garanci financiare sa më shpejt që të jetë e mundur.