Shpeshherë futbollistët shqiptarë kanë qenë në dyshim për të zgjedhur se cilën kombëtare do të përfaqësojnë. Megjithatë, ky nuk është rasti i Emir Sahitit.

Futbollisti që aktivizohet për Hajdukun e Splitit, në një prononcim për Supersport shprehet se ka refuzuar Maqedonine dhe Kosovën e se ëndërron të luajë vetëm për ngjyrat kuqezi.

“E kam nisur mirë sezonin, por jam dëmtuar e për këtë arsye nuk kam luajtur shumë. Tani jam në formë. Është më mirë të kthehesh dy hapa mbrapa e të luash më shumë minuta se të jesh në një klub të madh e mos të luash”.

“Kam luajtur për Shqipëri U-17 e deri te U-21. Dua të luaj gjithmonë për Shqipërinë dhe kam refuzuar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut . Shpresoj të grumbullohem në ekipin e parë. E kam nisur në Shqipëri dhe dua ta mbyll aty,” u shpreh Sahiti. /VipSport/