Skënderbeu ka humbur ditën e djeshme sfidën e mbijetesës ndaj Egnatias në Korçë me rezultatin 0-1. Qëndrimi në Superiore duket thuajse një mision i pamundur për skuadrën e Skënder Gegës dhe për këtë situatë ka reaguar kapiteni i Skënderbeut, Vangjel Zguro, i cili me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” ka shkruar fjalë lamtumire.

POSTIMI I VANGJEL ZGUROS –

“Me vjen shum keq qe shkoj kshu, nuk ishim ekip per te erdhur deri ktu kte e them me bindje, por kishte shum faktore qe ndikuan , gjithsesi jeta vazhdon me vjen keq per veten per shoket e ekipit qe kane bere te pamunduren me aq mundesi sa kan patur.

me vjen keq per tifozet korcar tifoze te mbrekullueshem, ne kto momente qe po shkruaj jam me lot ne sy , por skemi cbejme ne dite te veshtira dhe ne kohe te veshtira duhet te dime si te ngrihemi , un e di qe nje dite Skenderbeu i madh do rikthehet perseri, njoha shum miq ne korce te cilet do i kem gjith jeten, mirnjohes per te gjithe nga i pari te i fundit.

ju kerkoj falje nqs kam gabuar diku , krenar qe isha lojtar i Skenderbeut ne kto 2 vite , respekte per te gjith trajneret qe kam punuar Respekte per Presidentin dhe Respekte per gjith Tifozet Korcar, Gjithmone do jeni ne zemren time Respekte nga Vangjel Zguro”.