
Humbja e djeshmë në Laç natyrisht që nuk është pritur mirë në Shkodër. Tifozët janë shumë të pakënaqur me këtë çfarë po ndodh me skuadrën e tyre e cila po shfaq të njëjtat probleme si gjithë këto vitet e fundit. Të shqetësuar janë edhe drejtuesit e klubit të cilët pritet të zhvillojnë një analizë të zgjeruar gjatë ditës së nesërme për këtë sfidë të humbur.
Sfide e cila i ka rënduar disi pozitat e skuadrës në renditje duke e lënë atë në kuotën e 4 pikëve pas po ka ndeshjesh të luajtura në këtë kampionat. Tek Vllaznia zakonisht flitet vetëm për probleme të mungesës së rrogave dhe vonesave të tyre por shpeshherë mungesa e impenjimit apo gjëra të tjera që konstatohen, lihen disi mënjanë. Një situatë që padyshim duhet shoqëruar më vënien e pikave mbi “i” sepse humbja e fundit nuk ka asnjë justifikim.
© shkodrasport.com


