Me fitore të thellë e kanë nisur kampionatin e ri futbollistët 17 vjeçarë të Akademisë Vllaznia. Në fakt sot janë luajtur ndeshjet e javës së dytë të kampionatit por për ekipet shkodrane kanë qenë ndeshjet e para sepse siç dihet, ndeshjet e javës së kaluar janë shtyrë për shkak të ndeshjes së ekipit U-19 në “UEFA Youth League”.

Paraditen e sotme Vllaznia U-17 ka pritur në “Reshit Rusi” ekipin e Laçit dhe ka fituar ndaj tij me rezultatin e thellë 4-0. Tre prej golave janë shënuar që në pjesën e parë, fillimisht me anë të kapitenit Sabah Kerjota dhe më pas kanë shënuar edhe Rigers Xhahysa dhe Rejdison Gjurkaj. Ky i fundit ka shënuar edhe golin e katërt në pjesën e dytë. Trajnerët Nefail Zhejani dhe Denis Zmijanej kanë aktivizuar këtë formacion në ndeshjen e sotme: Harusha (Sala 41′), Amuli, Krymi (Çomo 35′), Peku, Bushaj (Gruda 70′), Kerjota, Asllani, Xhahysa (Marku 60′), Deda (Mali 41′), Gjurkaj dhe Barbullushi.

© shkodrasport.com