PSG po investon shumë prej vitesh, por skuadra po dominon vetëm futbollin vendas.

Champions League mbetet një ëndërr e madhe dhe drejtuesit e klubit nuk janë kursyer për të arritur fitimin e këtij kompeticioni për herë të parë në histori.

Diçka e tillë kërkon kampionë në fushë dhe në pankinë. Një emër intrigon për këtë post edhe ai është Zinedine Zidane. Mundo Deportivo raporton se PSG ka një projekt fantastik për trajnerin e Real Madrid.

Kylian Mbappe do të shitet dhe Zidane do të ketë mundësinë e një merkato shumë cilësore, përveç një rroge faraonike.

Trajneri francez e adhuron Mbappe dhe Reali e kërkon prej kohësh, por Zidane dhe sulmuesi i njohur mund të bashkohen te PSG. /abcnews/