Klubi sllovak i Zilinës ka vendosur të ndjekë shembullin negativ të Sionit të Ermir Lenjanit dhe të heqë nga puna plot 15 lojtarë, mes tyre edhe Besir Demirin, ish-lojtarin e kombëtares shqiptare.

Në një intervistë për mediet maqedonase, mesfushori shqiptar sqaron se klubi i ka kërluar një ulje drastike të pagës, që shumica e lojtarëve nuk e kanë pranuar. Më pas klubi ka vendosur t’i paguajë edhe muajin prill e më pas t’i largojë ata nga puna.

“Ditë më parë edhe unë isha i informuar, por zyrtarisht dje na është thënë se 15 lojtarë nga data 1 maj jemi të liruar nga klubi. Shpresoj që të mos ketë klube dhe viktima tjera dhe shpresoj të jetë në të mirë të gjithë lojtarëve që jemi të liruar nga klubi.

Fillimisht na është kërkuar me e-mail që të ulim pagat nga 70%, deri në 80%. Nuk ishte e pranueshme nga shumica e futbollistëve, pasi është një ulje e madhe.

Dhe pas kësaj, ditëve në vijim na është ka ardhur urdhri që jemi të lirë deri në 1 maj. Kush nuk e pranon uljen e pagës, do paguhet deri në maj dhe pas janë të lirë”, përfundoi 25-vjeçari. /vipsport/