Ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet ndarja mes Barcelonës dhe Xavit. Tekniku 44-vjeçari mori drejtimin e skuadrës së zemrës në 6 nëntorin e vitit 2021.

Dhe në pankinën katalanase arriti të fitonte një titull kampion dhe një Superkupë Spanje gjatë vitit të kaluar. Vendin e tij do ta zërë një gjerman.

Hansi Flick është i preferuari i presidentit Jaon Laporta. Barcelona është gjithashtu prioriteti i 59-vjeçarit nga Heidelberg.

Trajneri gjerman pëlqehet edhe nga klube të tjera, por transferimi në La Liga është dëshira e vetme që ka në këto momente.

Shtypi sportiv pranë klubit katalanas bën me dije se bisedimet vijojnë dhe së shpejti mund të arrihet marrëveshja finale mes Laportës dhe Flick.

Me trajnerin që me shumë mundësi do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me “gjigantin” spanjoll.

Ky i fundit qëndron pushim prej shtatorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua nga posti i trajnerit të kombëtares gjermane.

Më parë ka drejtuar Bayern Munich, skuadër në drejtimin e së cilës fitoi 7 trofe, mes tyre edhe Champions League.