Euforia e Newcastle pas marrjes në pronësi të sheikëve arabë nuk ka të sosur por jo gjithmonë aspekti ekonomik rezulton një element bindës për shumë figura të njohura.

I tillë është edhe rasti me Zinedine Zidane i cili ia ka zbehur disi entuziazmin bardhezinvje duke refuzuar ofertën e Mohamed Bin Salman.

Përgjigjen e tij francezi e ka justifikuar me faktin se kërkon të drejtojë një projekt solid që do ti garantojë benefite në të ardhmën dhe e shikon me skepticizëm një eksperiencë të tillë tek anglezët.

Kurrikulumi i ‘’Zizou‘’ është aq i pasur sa që jep shpresa për të arritur shumë suksese në të ardhmen por ka vendosur ti shpalosë idetë e tij tek një tjetër skuadër.

Historia me Real Madridin është disi e vështirë të përsëritet sepse asokohe ‘’ Galaktikët ‘’ kishin në përbërje 5 herë fituesin e Topit të Artë Cristiano Ronaldo i cili është një shembull i pa hasur ndonjëherë në futboll.

Megjithatë eksperienca e fituar në krye të stolit besohet se s’do ta lërë me duar bosh ish kampionin e botës i cili kërkon të drejtojë një skuadër e cila mund t’ia përsërisë ndjesitë e të kaluarës.

Nga ana tjetër Newcastle sapo ka filluar rrugëtimin drejt suksesit dhe sigurisht milionat e Mohamed Bin Salman janë një element shpresëdhënës për të firmosur me teknikun e dëshiruar.