Denis Zmijani, zëvendës trajneri i Vllaznia u-17 ishte i ftuar mbrëmë në rubrikën sportive të Star Sport. Pjesëtari i akademisë kuqeblu foli për ndeshjen miqësore që shkodranët patën përballë Tërbunit, duke u ndalur dhe vlerësuar elementin e ri. Gjithashtu ai dha edhe një parashikim për sfidën e fundjavës mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Zmijani tha:”Ndeshja miqësore me Tërbunin nuk tregon vlerat reale të Vllaznisë. Ishte një takim miqësor që u zhvillua për të mos ngelur pa ndeshje, kjo pasi ishte parashikuar kundër Prishtinës.

Megjithatë mund të them se i shërbeu shumë elementit të ri. Futbollistë si: Qarri, Paloka, Smajli, Pjeshka, Maliqi, Muliu apo edhe Çoba janë një garanci. E ardhmja e Vllaznisë duket e sigurt me elementë të tillë.

Ndeshja kundër Tiranës ? Viti hapet me kundërshtarin më të fortë dhe që po kryeson me meritë. Kam besim se Vllaznia do tregojë vlerat e saj në fundjavë dhe jam i bindur që do ketë një rezultat pozitiv”.

Endri ÇINARI