Një postim i Silvio Zogajt në rrjetet sociale, është bërë shkak që të nisin komentet nga shokët e tij të skuadrës. Sulmuesi i talentuar i Vllaznisë, përmes një aforizme, kërkon të japë një mesazh domethënës.

Skuadra shkodrane për të është si dega dhe ai nuk frikësohet se mund t’i thyhet pasi ka besim te aftësitë e tij. Futbollistët janë gjithmonë me valixhe në krah e për këtë ai shkruan:

“Një zog i ulur në degën e një peme nuk është kurrë i frikësuar se dega mund të thyhet , sepse besimi i tij nuk është tek dega , por tek aftësia e tij për të fluturuar!”

Duket si një paralajmërim për drejtuesit shkodranë, ndoshta e ardhmja e tij është larg kuqebluve. Megjithatë kjo do të zbulohet vetëm në merkaton e verës./newsport/