HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Zogoviç: Nesër duhet të luajmë ndryshe. Na duhet fitorja ndaj Egnatias

VIDEO/ Zogoviç: Nesër duhet të luajmë ndryshe. Na duhet fitorja ndaj Egnatias

Ka pesuar nje numer te madhe golash kete sezon (kuptohet jo per faj te tij kryesisht) dhe nje situatee tille ka bere qe edhe Bojan Zogoviç te ndjeje pergjegjesine e situates se krijuar.

Portieri i Vllaznise ne nje dalje para gazetareve ne pragndeshjen me Egnatian, eshte shprehur se per ndeshjen e neserme duhen ndryshuar disa gjera ne menyren e lojes, per te marre rezultatin e duhur.

“E nisëm mirë kampionatin por në dy ndeshjet e fundit në kampionat kemi patur probleme, por unë mendoj se jemi një ekip i mirë i cili ka cilësi dhe personalitet dhe padyshim që në Rrogozhinë do të shkojmë për të marrë tre pikët.

Për këtë ndeshje duhet ta mbajmë më shumë topin e pastaj të shohim drejt portës kundërshtare për të shënuar. Vërtetë këtë sezon po pësojmë shumë, por të mos harrojmë se sezonin e kaluar qëndruam 20 ndeshje pa pësuar gol.

Duhet të mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë edhe sivjet. Të luftojmë për të mos pësuar gol në rradhë të parë, e pastaj të shohim mundësinë për të shënuar e për të marrë një rezultat të mirë”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments