Ne ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit ai ka qene protagonist me lojen dhe pritjet e tij. Po ashtu ka qene me fat edhe ne fund kur topi mbeti ne balte dhe nuk perfundoi ne rrjete. Portieri Bojan Zogoviç i ka lene prape disa momente jo te mira qe kaloi ne ndeshjet e para te kampionatit dhe tashme eshte kthyer ne nje pike te forte te skuadres.

Ne nje interviste per “Panorama Sport”, portieri malazez ka folur per shume gjera, nder te cilat edhe ndeshjen e rradhes, ate me Laçin, per te cilen ka shprehur besimin se Vllaznia mund ta fitoje. Por fillimisht ai eshte ndalur tek ndeshja e kaluar me Partizanin per te cilen eshte shprehur:

“Nje pike ndaj Partizanit do te thote shume besim per ne. Partizani eshte nje ekip i mire, por ne treguam qe kemi karakter. Gjithashtu kemi treguar edhe cilesi ne lojen tone. Mendoj se ishte nje pike me shume vlera per vazhdimesine ne kampionat.

Ne aspektin personal, nuk mund ta fsheh kenaqesine se ishte nje ndeshje e mire per mua. Kam punuar fort sebashku me shoket e ekipit. Mendoj se beme nje ndeshje te mire, pavaresisht se e pranoj qe edhe balta na ndihmoi ne nje situate te tille. Jam ketu per te ndihmuar ekipin dhe per t’i bere ata te ndihen te sigurte me mua ne porte”.

Ne momentin e fundit kur topi mbeti ne balte dhe kamerat fiksuan momentin kur Zogoviç puthi topin. I pyetur ne lidhje me kete moment, portieri malazez eshte shprehur: “Une e puth shpesh topin sepse kam respekt per te dhe sidomos ne ate takim me Partizanin, ku pata me shume respekt se çdo here tjeter”.

I pyetur nderkohe per ndeshjen e rradhes, ate me Laçin qe do te luhet diten e premte, portieri Zogoviç do te shprehej: “Shpresoj qe te vazhdojme me lojera te mira dhe te mos pesojme gol. Ky eshte nje kampionat i veshtire dhe kjo eshte e rendesishme pse duhet te mos pesojme gol. Besoj se do te tregojme fytyren dhe karakterin e duhur.

Objektivi padyshim qe eshte per te vazhduar me rezultate pozitive. Laçi eshte nje ekip i mire, por mendoj se jemi gati per ta fituar kete takim. Jemi 9 pike para ndjekesit tone me te afert, por te mos harrojme se kemi edhe 19 ndeshje te tjera per te luajtur dhe nuk duhet te relaksohemi.

Partizani, Teuta, Laçi e ndonje tjeter do te perpiqen te na arrijne. Do te pergatitemi seriozisht per çdo ndeshje dhe do te vazhdojme te luajme keshtu pa presion”./SHKODRA-SPORT.COM/