Fidan Aliti vendos të kthehet në shtëpi, ose më saktësisht në kampiontain zviceran ku kishte nisur karrierën e tij mes profesionistëve dhe ishte bërë një emër i njohur.
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, ka zgjedhur skuadrën e Zyrihut, duke iu bashkuar një komuniteti bashkëkombësish që luajnë në radhët e atij ekipi.
Ish-futbollisti i Skënderbeut është huazuar për një vit me të drejtë blerje përfundimtare nga radhët e Kalmar, që zotëronte kartonin e tij. Atje ai do të luajë përkrah Kolollit, Hekuran dhe Mirlind Kryeziut, të gjithë futbollistë të përfaqësueses së Kosovës.
Në fund të sezonit, palët do të vendosin nëse Zyrih do të blejë apo jo kartonin e tij nga Kalmari, një opsion që do të ishte i pëlqyeshëm edhe për Skënderbeun.
Klubi korçar në momentin kur vendosi të linte Alitin të largohej, mbajti 25% të kartonit të tij dhe në rast shitje, do të përfitonte financiarisht nga kalimi i lojtarit. /vipsport/