
“Bëjmë të ditur për të gjithë të interesuarit se Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë Ok-in që hyrja e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi” për ndeshjen e kësaj jave Vllaznia- Tirana, të jetë falas. Kjo do të ndodhë për tribunat C, D dhe E, ndërkohë që i vetmi përjashtim është tribuna qendrore, pra për tribunat A, B dhe VIP ku hyrja e tifozëve do të jetë me pagesë. KF Vllaznia falenderon institucionin e futbollit shqiptar që miratoi këtë kërkesë tonën për të mundësuar hyrjen e tifozëve falas në këtë ndeshje shumë të rëndësishme të kampionatit. Tashmë është në dorën e tyre të jenë të pranishëm në stadium ditën e shtunë në orën 17.00 për të mbështetur kuqeblutë. Natyrisht që jemi të bindur se kjo mbështetje nuk do të mungojë. Vllaznia ka nevojë për brohoritjet tuaja dhe prandaj ju ftojmë që të jeni në pranishëm në “Loro Boriçi” në këtë 90 minutësh të fundit të këtij kampionati.
Forca Vllaznia”!