Sulmuesi shqiptar, Armando Vajushi, është goditja tjetër e bujshme në merkato e Teutës, pas sulmuesit Bushiç dhe Renato Arapit. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa akordi tashmë është arritur.
“Sapo firmosi, nga sot është lojtar i Teutës”, – konfirmoi presidenti i klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu për “Panorama Sport”.
Vajushi ishte një lojtar i lirë teksa 6 muaj qëndroi pa ekip. Në të kaluarën futbollisti është aktivizuar në kampionatin italian dhe atë bullgar.
Kujtojmë që disa javë në parë, futbollisti shkodran iu bashkua skuadrës rumune të Botoshanit, por nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit duke vendosur të rikthehet në Shqipëri pas 7 vitesh.
Ai u largua ne janarin e vitit 2012 nga Vllaznia duke kaluar ne Bullgari tek Liteks Lovech, skuader e cila pagoi nje shume prej 100 mije eurosh ne arken e klubit shkodran per transferimin e ketij lojtari.