Pas 13 muajsh vuajtje e stresi, Armir Grima ka rifituar pafajësinë pak ditë më parë ndërkohë që shumë shpejt do të rinisë sëeish punën e trajnerit.

Armir Grima do të ristartojë aty ku e la: tek kombëtarja e futbollit. Federata Shqiptare e Futbollit menjëherë pas marrjes së pafajësisë së këtij trajneri, ka hequr pezullimin që ka patur për të dhe e ka riemëruar përsëri në atë detyrë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Grima në një prononcim të dhënë për “Top Channel” kur ka deklaruar: “Ndoshta mbas ditëve të këqija dalin edhe ditët e mira. Jam riemëruar, meqë isha i pezulluar, ata kanë menduar se duhet të vazhdoja detyrën. I falenderoj nga zemra për besimin e plotë që ata kanë pas tek unë”.

Në këtë mënyrë tashmë ish- portieri i njohur do të vazhdojë të bëjë sërish rolin e selektorit tek kombëtarja e futbollit të femrave, me të cilën pati jo pak suksese gjatë periudhës që e ka drejtuar atë.
© shkodrasport.com

yrtare