Oliver Kahn është emëruar anëtar i Bordit Drejtues i Bajern Mynihut.

Klubi më i suksesshëm i futbollit gjerman njoftoi emërimin e “Titanit” nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Zgjedhja e Kahnit u miratua nga presidenti Uli Hënes dhe Drejtori i Përgjithshëm i klubit bavarez Karl-Hainz Rumenige, i cili do të largohet nga ky post në vitin 2021.

Kahn kthehet në “shtëpinë” e tij pas 11 vitesh kur mbylli zyrtarish karrierën në futboll në “Allianz Arena”.