Orges Shehi nuk do të jetë më trajner i Ballkanit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi nga Suhareka sqaron se pas ndeshjes me Drenicën, trajneri durrsak ka informuar lojtarët dhe klubin se kishte planifikuar të largohej në muajin janar.

Duke e vlerësuar situatën dhe nevojën për stabilitet të menjëhershëm në ekip, kryesia e Ballkanit ka marrë vendim që largimi i tij të ndodh tani.

Gjithashtu bëhet me dije se skuadra kosovare deri në emërimin e trajnerit të ri do të drejtohet nga tekniku i ekipit U21, Edon Gashi.

POSTIMI I PLOTË I BALLKANIT:

Orges Shehi largohet nga posti i trajnerit të FC Ballkani
FC Ballkani njofton se trajneri Orges Shehi nuk është më në krye të skuadrës sonë.
Pas ndeshjes me Drenicën, trajneri Shehi ka informuar lojtarët dhe klubin se kishte planifikuar të largohej në muajin janar. Duke e vlerësuar situatën dhe nevojën për stabilitet të menjëhershëm në ekip, kryesia e klubit ka marrë vendim që largimi i tij të ndodh tani.
Klubi falënderon Orges Shehin për punën dhe kohën e kaluar te FC Ballkani, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës.
Deri në një vendim tjetër lidhur me drejtimin e skuadrës së parë, ekipin do ta udhëheq trajneri i U21, Edon Gashi.