Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Bekim Balaj është larguar nga ekipi i tij Ankara Koçiorenguçu. Ky lajm është i bërë nga vetë futbollisti përmes një postimi në InstaStory.

Ai ka postuar një foto të vetën teksa ndodhet në fushë me fanellën e ekipit me mbishkrimin: “Faleminderit Ankara Koçiorenguçu”. Rikujtojmë që Balaj u transferua këtë verë në ekipin turk. 31-vjeçari ka luajtur 9 ndeshje me fanellën e  Ankara Koçiorenguçu duke shënuar 3 gola.

Tshme qe Balaj eshte larguar nga ekipi turk, mbetet per t’u pare se ku do ta vazhdoje karrieren e tij por ne fakt ky lajm mund te jete duke gezuar tifozet e Vllaznise. Skuadra e tyre po vuan per nje sulmues cilesor dhe shkodrani mund te jete zgjidhja e duhur.

Drejtuesit e klubit ne fakt edhe ne vere paten kontakte me te, por sulmuesi ua beri te qarte se synimi i tij ishte per te firmosur jashte vendit dhe ne fakt keshtu ndodhi. Por tashme qe kontrata e tij me Ankara Koçiorenguçu, shpresat per riveshjen e tij kuqeblu ngjallen serish.

Me krizen qe ka kaluar Vllaznia ne gjysmen e pare te sezonit ne repartin ofensive, Bekim Balaj do te ishte zgjidhja ideale, por…./SHKODRA-SPORT.COM/