Pas një viti e disa muaj pushim, Fabio Cannavaro është rikthyer për të drejtuar një skuadër. Ish-mbrojtësi legjendar italian ka marrë drejtimin e Udineses në Serie A, ku do ta drejtoj në gjashtë ndeshjet e fundit. 50-vjeçari do të ketë një punë shumë të vështirë për ta lënë në Serie A skuadrën nga ‘Dacia Arena’.

Ish-mbrojtësi i Italisë, që më parë ka drejtuar dhe Beneventon, është gati për eksperiencën e tij të parë në stolin e një skuadre të Serisë A, me detyrën për të ringritur një skuadër që në katër ndeshjet e fundit ka pësuar tre humbje dhe një barazim dhe në kuotën e 28 pikëve është në luftë të plotë për mbijetesën.

Debutimi i Cannavaros në krye të Udineses do të ndodhë në sfidën e mbetur ndaj Romës, ku do të riluhen 19 minutat e mbetura të enjten mbrëma.Udinese ndodhet në pozitën e 17-të në kampionat me 28 pikë dhe do ta ketë mision shumë të vështirë mbijetesën.

Pas ndeshjes me Romën, Udinese do të luaj me Bolognën në udhëtim, me Napolin në shtëpi, me Leccen në udhëtim, me Empolin në shtëpi si dhe ndeshjen e fundit e zhvillon në udhëtim teFrosinone. /Telegrafi/